TIRANE - Koleksionistët korçarë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë organizuan një ekspozitë, ku nëpërmjet kartolinave, pullave dhe sendeve të tjera dëshmi të pavarësisë së vendit, u pasqyrua rrugëtimi i shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë e deri në ditët e sotme.

Pullat e viteve të para të pasluftës, të prodhuara në SHBA që paraqesin flamurin në formën e yllit, tërhoqën më së shumti vëmendjen e artdashësve korçarë.

Koleksionistët pohuan janë bashkuar në idenë e përbashkët, me qëllim paraqitjen e simboleve kombëtare.

Në ditën e parë të çeljes së saj, ekspozita me koleksione dëshmi të pavarësisë së vendit, ka tërhequr interesin e artdashësve, ndërkohë që ajo do të qëndrojë e hapur për publikun për pesë ditë.

(eb/shqiptarja.com)