KORÇË - Një 19 vjeçar është vrarë me thikë në Devoll të Korçës, pas një konflikti për motive të dobëta me shokun e tij 26 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 mbrëmjen e djeshme në fshatin Baban të rrethit të Devollit, ku viktima është Muhamet Çela, 19 vjeç.
Mësohet se autor i vrasjes është Ervin Spaho 26 vjeç, ndërsa shkak i krimit dyshohet të jetë një konflikt banal për vjeljen e mollëve, pasi dy të rinjtë ishin të punësuar në këtë fshat. Sipas banorëve të zonës, të cilët i njhnin mirë të rinjtë, ata punonin në vjeljen e mollëve, dhe konflikti mes tyre nisi për arsye banale në rrugën e fshatit Baban, ku autori i dyshuar pretendonte se ishin të tij dy arkat e mollëve që kishte viktima. Më pas sherri mes të rinjve ka degjeneruar ku autori ka goditur me thikë viktimën disa herë në gjoks dhe bark, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Uniformat blu të Korçës konfirmojnë se i plagosur ka mbetur edhe një person i tretë, shtetasi R.A, vjeç 31 i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë.

(Në foto: Viktima, Muhamet Çela, 19 vjeç)
Pas krimit 26 vjeçari Ervin Spaho është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim. Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të hetimeve, si dhe arrestimin e autorit.
/Shqiptarja.com

FOTO