Korçë, pjesë e komunitetit 'egjiptian'/ 14 vjeçarja lind në maternitet, arrestohet 21 vjeçari për marrëdhënie me të mitur! Pranon se është babai i fëmijës! Të fejuar prej 1 viti

KORÇË - Një 21 vjeçar është ndaluar me iniciativë nga policia e Korçës. Kjo pasi ditën e djeshme në maternitetin e Korçës, u paraqit një 14 vjeçare e cila lindi një fëmijë. Pas hetimeve 21 vjeçari D.K., pranoi që ishte babai i fëmijës.

Dhe u ndalua për veprën penale ‘Marrëdhënie seksual ose homoseksuale me të rritur’.

'Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga  Specialistët për Hetimin e Krimit  21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.', njofton policia.

Vajza gëzon shëndet shumë të mirë dhe lindja është bërë natyrale. Çifti janë pjesë e komunitetit egjiptjan dhe kishin një “fejesë” prej një viti dhe të njohur nga të dyja familjet, raporton gazetari Armand Braho.

Gjithashtu po nga burimet spitalore thuhet se 14 vjeçarja është paraqitur me 21 vjeçarin në maternitet dhe se kanë pohuar se kanë një marrëdhënie të rregullt, gjë që 21 vjeçari e ka pranuar edhe përpara uniformave blu që është babai i fëmijës.

Ndërkohë policia po kryen të gjitha procedurat për rastin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
U bë nënë në moshën 14-vjeçare, e mitura shpërthen në lot: Të më lirojnë burrin nga burgu, kush do ma ushqejë fëmijën! Mamaja e saj: Edhe unë 12 vjeçe jam martuar

E mitura që u bë nënë në moshën 14-vjeçare në Korçë ka folur për mediat. Babai i fëmijës është arrestuar nën akuzën për "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

E mitura me lot në sy kërkon lirimin e babit të fëmijës. Ajo thotë se janë të lidhur prej një viti dhe familjet janë në dijeni. Sipas saj, nuk ka kush të punojë për të mbajtur fëmijën.

“Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur në Elbasan. Ju thashë edhe prindërve të mo. Ata ranë dakord dhe kam një vot me të. Kam një fëmijë, përse ta arrestojnë.  Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi.  Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, tha e mitura.

Ndërkohë, edhe nëna dhe babai i 14-vjeçares kërkojnë lirimin e babait të fëmijës.

“Ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”, shprehet nëna e vajzës.

“Jam babai i vajzës. Vajza është martuar me dëshirë, me nënë me babë i kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani. Dhëndri nuk e mori me zor. Pasi ka lindur goca patëm probleme se më kanë marrë dhëndrin në polici. Vajza ka gati një vit e gjysmë e martuar. Dua që dhëndri të lirohet një orë e më parë se ne jemi romë dhe raca rome martohen të vegjël. Ja ku i kam unë kam 6 fëmijë. Unë vajzën time e martova, por shteti që hyn në këtë punë është pa arsye. Unë i them shtetit që të më lirojë dhëndrin. Erdha nga Miloti me familjen, këtu e kam dhe gocën dhe i them shtetit të më lirojë dhëndrin”, shprehet babai.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/09/2024 03:39

    Se e paskan /tradite/e duhet t'i leme te livadhisin?! Shikoni si thote nena e vajzes:/shteti qe hyn ne kete pune eshte pa arsye/.Sigurisht qe ka arsye,bile te forte dhe eshte me vonese.Vajza e kesaj nuk punon dhe sic e ka zakon komuniteti i saj qe martohen heret(megjithese kjo eshte me shume tradite e romeve),po ashtu e kane zakon qe nje pjese e mire e ketyre nuk shkollohen gjithashtu.Me cfare do t'a rrise ate femije,me kanace,do t'a nxjerre te lype,apo do ja lere /peshqesh/ shtetit,apo ndonje org.humanitare kur te linde te dytin,te tretin e me rradhe.Burri i vajzes punon dy pune dhe vajza qe tani qe ja arrestuan vuri ulurimen se me cfare do jetoje e kush do ja mbaje femijen.Shteti t'jua mbledhe dhe pak e kane!

    Përgjigju
  • gazi: 07/09/2024 21:49

    Shikoni se çfar idjotash janë këta që e kanë arrestuar,po jevgjit të gjithë në këtë moshë martohen,ku jetoni a nuk e dini...këtë nuk e ndryshoi dot as Enveri.Liroheni se latë nam keni plot jevga në moshë të mitur që janë me fëmijë.

    Përgjigju
  • Ehh: 07/09/2024 16:44

    Të arrestojnë kriminelet,jo njerëz kot më kot. Gjynah, kush do e mbajë familjen tani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?