KORCË-Një 37- vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e makinës tip Benz duke rënë në kanal.

 Ai ka përfunduar në kanal në aksin nacional Korcë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Rrembec.

Sipas raportimeve,makina mund të ketë zënë poshtë drejtuesin e mjetit, i cili banonte në fshatin Orman.

Personi që ka ndërruar jetë është Mikel Bode.

Nuk dhen ende shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Foto nga makina e përmbysur