KORÇË-Një makinë ka humbur kontrollin duke rënë nga ura, ndërsa drejtuesi ka mbetur i plagosur. Sipas policisë Roland Beqo 46 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Nissan" me targa AA 025 GR, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë.
Nga aksidenti drejtuesi i mjetit është lënduar, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 46-vjeçari ishte i vetëm në makinë në momentin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Shqiptarja.com

Makina e aksidentuar ne Korçe
d.b/shqiptarja.com