Korçë, makina përplas për vdekje
80-vjeçarin, kalonte rrugën e fshatit

KORÇË - Një 80-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë ndërsa ishte duke kaluar rrugën në aksin Korçë-Pogrades, në fshatin Pirg.  Policia thotë se ka arrestuar Vangjush Niçon 52 vjec, drejtues i frugonit që aksidentoi të moshuarin Dervish Collaku. Përplasja e këmbësorëve në rrugë të tilla periferike shpesh ka shkak edhe mungesën e ndricimit në rrugë.

Ndërkohë në aksin Shkodër-Lezhë pranë harkut të Bërdicës një  "Fuoristrad" përplasi një 58-vjecar i cili po lëvizte me bicikletë. Për pasojë 58- vjecari V.Gj ka marrë plagë në kokë, ndërsa kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët i kanë ardhur në ndihmë të aksidentuarit. Pas dhënies së ndihmës së parë në urgjencën e spitalit rajonal, i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne shkoder

aksident ne shkoder

Ndërkohë grupi hetimor ka bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit F.M 57 vjeç deri në zbardhjen e plotë të aksidentit. Sipas policise, dyshohet se shkak I aksidentit ka qene pikerisht mungesa e korsive të bicikletave, ne kete lagje të qytetit të Shkodres, çka ka dëtyruar bicikletën që të lëviz në rrugë nacionale e për pasojë është ndeshur nga automjeti duke u aksidentuar 58- vjecari.

Bicikletat janë nga mjetët më të përdorshme në qytetin e Shkodres megjithate mungesa e korsive here- pas here ka shkaktuar aksidente të rënda.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen