Korçë-Një aksident me vdekje ka ndodhur sonte në urën e fshatit Polenë të Korçës.
Rreth orës mjet ka përplasur një këmbësor 19:30, në aksin dytësor 'Ravonik-Qatrom', automjeti tip 'Benz', me drejtues Sokol Çita ka përplasur 60 vjeçarin Bujar Rika.
Si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, në aksin dytësor "Ravonik-Qatrom", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin Sokol Çita 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Bujar Rika 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
lajm ne perditesim...