Korçë, mashtroi duke përvetësuar 500 000 lekë, arrestohet 30-vjeçari

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka mashtruar për të përvetësuar një shumë prej 500 000 lekësh.

Burime nga Policia e qytetit juglindor bëjnë të ditur se Shtetasi M.S banues në lagjen 7 Korçë është prangosur mbrëmien e djeshme, pasi ndaj tij u nis procedim penal, si rrjedhoi e kallzimit të shtetases K.P, e cila deklaron se shtetasi i mësipërm (agjent shitjesh), gjatë muajve të fundit, në filialin që administron nuk ka depozituar një sasi prej 500.000 lekë, duke mashtruar.

 -Policia e Korçës, arrestohen 4-ër shtetas për udhëtimin pa leje qarkullimi

Policia e Korçës ka ndaluar gjatë ditës së djeshme katër shtetas të cilët janë kapur duke udhëtuar pa leje qarkullimi. Kështu të arrestuarit janë, Erion Hoxha, vjeç 32, banues në fshatin Tren-Devoll. Ky shtetas në rrugën Tren-Devoll u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar motorçikletën "LIFAN", pa targë dhe pa leje drejtimi. U arrestua në flagrancë shtetasit Rigels Totolaku, vjeç 30 , banues në fshatin Tren-Devoll. Pasi pa leje drejtimi, në rrugën Tren-Devoll u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar motorçikletën "YAMAHA", me targë KO 307 A, pa leje drejtimi. Nisi proçedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit B.D, vjeç 23 banues në fshatin Eçmenik-Devoll. Procedimi ndaj tij u nis pasi pa leje drejtimi, në rrugën Cangonj-Devoll, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar motorçikletën "YAMAHA", pa targë dhe pa leje drejtimi. Filloi procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.B, vjeç 64 , banues në Dvoran - Korçë. Pasi në aksin rrugor Korçë-Qatrom, në vendin e quajtur "Urra e Qatromit", duke drejtuar ciklomotorin "LIFAN", pa targë, ka dalë nga rruga e për pasojë eshtë aksidentuar vetë ky shtetas, i cili ndodhet në spitalin rajonal Korce, jashtë rrezikut për jetën. Materialet I kaluan Prokurorisë, neni 290/1 i Kodit Penal.

Dhuna në familje, Procedohen 2 shtetas
Policia e Korccës në kuadër të ndalimit të dhun
ës në familje ka ndërhyrë në dy raste. Kështu, filloi procedim në gjëndje të lirë për shtetasin I.P, vjeç 44 , banues në qytetin e Leskovikut. Procedimi ndaj tij u nis pasi dyshohet se ka kërcënuar me fjalë për jetën shtetasin N.M, vjeç 72 , banues ne Leskovik. Po ashtu u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.P, vjeç 37, banuese në lagjen 10, sepse bashkeshorti A.P, vjeç 44 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion