Familja e një tregtari fruta perimesh në Korçë ka rënë pre e tre grabitësve mesditën e kësaj të diele, teksa nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
 
60 vjeçari, Ibrahim Shahollari, banues në fshatin Lumalas të Korçës ka pohuar përpara policisë së i janë grabitur rreth 60 mijë paund dhe 10 milionë lekë të reja.

Autorët kanë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin në dy kasaforta shumën e parave, të cilat familjes ua kishin sjellë dy djemtë nga Anglia. 

Çifti i bashkëshortëve ndodhej vetëm në banesë kur grabitësit e maskuar kanë hyrë për të finalizuar misionin e tyre. 

Tregtari ka refuzuar të komentojë përpara kamerave këtë ngjarje, ndërsa ka dhënë dëshminë në polici.

Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor i ngritur nga Policia lokale e Korçës, po kryen verifikimet përkatëse, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja
Persona të armatosur kanë arritur të grabisin nën kërcënimin e armëve shumën e konsiderueshme të parave prej 200 milionë lekëve, ​në një banesë në fshatin Lumalas, të Korçës. 

Kartmonedhat e grabitura janë prerjet 60 mijë paund dhe 10 mln lekë të reja.

Paratë janë grabitur në dhomën e gjumit të 60 vjeçarit, Ibrahim Shahollari. Ai nuk ka mundur t'i identifikojë autorët, pasi ata kanë qenë të maskuar. 


Redaksia Online 
M.Ç/shqiptarja.com