Grabitën dhe mbajtën peng 23 emigrantë të paligjshëm në këmbim të 10 mijë eurove, 3 të arrestuar në Korçë (VIDEO+EMRAT)

KORÇË- 23 emigrantë të Lindjes së Mesme janë mbajtur peng për disa orë në një banesë të braktisur në Maliq. Ata kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia në Shqipëri në mënyrë klandestinë dhe më pas kanë rënë pre e grabitësve.

Policia ndërhyri në kohë duke liruar emigrantët dhe prangosur të dyshuarit për ngjarjen Kristiano Ajasllari, 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, si dhe Adri Levendi 24 vjeç, banues në Vlorë dhe Elsi Levendi, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet, sipas asaj që njofton policia ka rezultuar se tre të rinjtë kishin transportuar emigrantët me një furgon dhe më pas i kishin fshehur në një banesë e braktisur. Nëpëmjet kërcënimit thotë policia, tre autorët u kanë marrë emigrantëve celularët dhe një shumë prej 10 mijë eurosh.

'Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre kishin transportuar shtetasit e huaj me një automjet tip furgon dhe më pas i kishin fshehur ata tek banesa e braktisur, ku nëpërmjet kërcënimit ju kishin vjedhur celularët e tyre. Në këmbim të lirisë së tyre autorët ju kishin kërkuar emigrantëve 10.000 euro.  Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e shtetasve Kristiano Ajasllari, 38 vjeç, dhe Adri Levendi, të cilët u konstatuan në fshatin Bregas, me automjetin tip furgon me të cilin kishin transportuar 23 emigrantët me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së. Shtetasi Adri Levendi, sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar.'- njofton policia.

Policia ndërhyri shpejt duke vënë në pranga tre të dyshuarit për grabitje dhe duke sekuestruar 3 makina, një shumë parash, celularë dhe një shkop metalik, të ngjashëm me atë të policisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lok: 22/09/2023 20:46

    Plera, denim përjetë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI