Spektakël, histori dhe shumë frymëzim përcolli nëpërmjet muzikës nata e veçantë artistike mbrëmjen e së shtunës në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë, kushtuar familjes Jorganxhi, e cila ka nxjerrë artistë, muzikantë e poetë të njohur.
Në bashkëpunim me bashkinë e Korçës dhe ministrinë e Kulturës, ideatori i këtij eventi të rëndësishëm ishte Hektor Leka i cili arriti të realizonte në kohë rekord një nga spektaklet më të veçanta kushtuar familjes Jorganxhi. Mbledhja e materialeve për shumë personalitete të shquara të kësaj familje u vunë në skenë nëpërmjet intervistave dhe projeksioneve me shumë të ftuar artistë nga brenda dhe jashtë vendit.
Eventi u shoqërua me surpriza, si ardhja Dorinës, vajzës së Gjergj Lekës, kënga e re e këtij të fundit kushtuar artistëve që nuk jetojnë më si dhe ngjitja në skenë për herë të parë duke kënduar e Hektor Lekës.
Për rreth 2 orë spektatorët mes tyre të ftuar artistë shijuan një nga eventet më të rëndësishme të realizuara në Korçë.