Në rrethin e Korçës ka patur reshje të dendura bore, niveli i së cilës ka arritur në qytet 5 cm dhe në fshatra trashësia e borës ka arritur deri në 30 cm.
Në disa akse rrugore ka patur probleme me qarkullimin për shkak të borës, ku më problematik ka qenë aksi Korçë-Ersekë, pasi në qafën e Qarrit trashësia e borës ka arritur deri në 20 cm dhe po punohet për pastrim e rrugës.
Reshje bore ka patur edhe në fshatrat turistikë të Voskopojës ku trashësia ka shkuar në 10 cm dhe në Dardhë deri në 30 cm, ku po punohet për kriposjen e akseve rrugore.
Policia bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes edhe në aksin Korçë-Dardhë dhe Korçë-Ersekë është ende i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.
Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e Kukësit, Tropojës dhe në gjithë zonat malore.
[gallery]24768[/gallery]
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO







