Stadiumi ‘Skënderbeu’ në Korçë është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit, por dyshohet se ai ka nisur brenda tribunës dhe më pas flakët janë përhapur jashtë.

Zjarrfikësja po bën të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Korçë/Informacin paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr.10, në brendësi të stadiumit "Skënderbeu", ka rënë zjarr tek pjesa e tribunës. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.