KORÇË-Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte, si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, nga ku kanë marrë dëmtime të shumta në trup drejtuesi dhe pasagjeri. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku po marrin kujdesin e duhur mjekësor.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.