KORCE - Rikthehen sërish gjeneratorët në qytetin e Korçës. Ndërprerjet e vazhdueshme dhe pa paralajmërim të energjisë elektrike kanë bërë që shumë drejtues biznesi në qytetin e Korçës të venë në punë gjeneratorët, të cilët mendonin se nuk do t’i përdornin më.
Ndërprerja e energjisë elektrike krahas familjarëve më tepër problem dhe humbje i ka shkaktuar biznesit, drejtuesit e të cilëve kanë parë si zgjidhje të vetme gjeneratorin.
Ndërkohë për këtë situatë të përsëritshme kryetari I shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Albert Nasto në një intervistë për A1 Report ka deklaruar se vazhdojnë denoncimet ndaj kompanisë Cez. Sipas tij përdorimi i gjeneratorëve e ka kthyer biznesin tetë vjet prapa.
Në rajonin e Korçës ushtrojnë aktivitet rreth 7000 biznese, ndërsa konfirmohet se dëmet e shkaktuara ndaj tyre për shkak të ndërprerjes së energjisë arrijnë në miliona lek.
(gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com