Është ndarë nga jeta ditën e sotme Vaso Qirinxhi, solisti i “Korit Lira” në qytetin e Korçës.

Lajmin e trishtë e ka ndarë nëpërmjet një postimi “Qendra e Artit dhe Kulturës” në qytetin e Korçës.

“Ndahet nga jeta këngëtari Vaso Qirinxhi!

Mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakoshëm në jetën artistike të qytetit!

Ikja e profesor Vasos është një humbje për qytetarinë Korçare, Korin "Lira", artdashësit që e duartrokitën gjithë jetën zërin e tij të rrallë.

Të prehesh në paqe i dashur Vaso!”