Korçë/ Ngacmoi tre herë seksualisht të miturin në Devoll, Gjykata lë në burg babanë e 3 fëmijëve! I dyshuari për pedofili e mohon: Doja ta ndihmoja! (VIDEO)

Korçë- Gjykata e Korçës ka vendosur sot (29 Janar) masën e arrestit në burg për 45-vjeçarin Aleks Ago, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga një fshat i Devollit.

Ka qënë vetë i mituri, i cili dy ditë më parë së bashku me nënën në praninë e një psikologu, ka denoncuar në Komisariatin e Devollit 45-vjeçarin, duke thënë se ai e ka prekur në disa pjesë të trupit.

Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, e dhënë më 27 Janar, ky ka qënë rasti i 3-të i tentativës së Aleks Agos për ta tërhequr pas vetes duke i ofruar lekë.

45-vjeçari u arrestua menjëherë nga policia, ndërkohë ditën e sotme Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg, gjë që u pranua nga Gjykata e Korçës. I dyshuari, banues në Devoll, është i martuar dhe prind i 3 fëmijëve.

Burime pranë gjykatës bëjnë të ditur se i dyshuari Ago e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në këtë situatë. Ai ka thënë para trupit gjykues se 15-vjeçarin nuk e ka ngacmuar, por pretendon se e ka ndihmuar për shkak se babai i tij ka ndërruar jetë 5 vite me parë.

Ai ka thënë se kanë njohje të largëta familjare dhe duke i ditur problemin, është munduar t’i afrohet për ta ndihmuar qoftë me lekë, apo ushqime. Do të jetë Prokuroria që do të hetojë në vazhdimësi mbi rastin për të zbardhur gjithë ngjarjen.

Njoftimi i Gjykatës së Korçës:

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 29.01.2025 ora 10.30 seanca me objekt: "Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit A.A i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ngacmimi seksual", parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/01/2025 01:02

    Nese ishte ne veshtiresi ekonomike e doje t'a ndihmoje me te vertete,duhet te kishe shkuar neper dyqanet qe frekuenton familja e te interesoheshe nese kishte borxhe dhe t'ja paguaje aq sa kishe mundesi ne menyre anonime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Berisha e Rama ‘bashkë’ para mbërritjes së Mitsotakis në meshën për Janullatos, ja reagimi tyre

FOTOLAJM/ Berisha e Rama ‘bashkë’ para mbërritjes së Mitsotakis në meshën për Janullatos, ja reagimi tyre