Ka nisur bora e parë edhe në juglindje të vendit, konkretisht në fshatin turistik të Dardhës, në qarkun e Korçës.
Reshjet e dëborës kanë ardhur si pasojë e uljes së temperaturave gjatë ditëve të fundit në këtë qark, ndërsa pritet që moti të vijojë me temperatura të ulëta edhe gjatë orëve të natës.
Deri më tani nuk raportohen problematika në qarkullimin e automjeteve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, për shkak të kushteve atmosferike.
Sipas parashikimeve, gjatë natës pritet një tjetër rënie e temperaturave në zonë.
Lajmi kryesor:
Dëbora mbërrin në disa qarqe të vendit, probleme në Dibër e Kukës, reshjet e para edhe në Dardhë të Korçës! Borëpastruesja në terren (VIDEO)





