Një 16-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi është kapur me armë zjarri sportive në shkollë. Adoleshenti është kapur në shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”.
Policia ka marrë informacion se i mituri dispononte armë zjarri dhe ka ushtruar kontroll në dhomën e konviktit, ku ai qëndronte. Pas kontrollit policia i gjeti dhe i sekuestroi, në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.’- njofton policia.
Po pistoletat me gogla qe luajne kalamaqte arme sportive jane? Po pistoletat zhurmuese qe perdorin aktoret e portokallise arme sportive jane? Ja kshu ka qene edhe arma e ktij kalamanit. U ftofshi ne byth me gjith aksion policie per te kap nje kalama qe loz me pistoleta kallcuku
Përgjigju