TIRANË -. Policia e Korçës ka arrestuar 5-së shtetas të cilët janë kapur me rreth 85 kilogramë lëndë narkotike në kufirini  jeshil mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Burime nga Policia juglindore kanë bërë të ditur se arrestimet janë realizuar rreth orës 3:00 të mëngjesit në  kuadër të operacionit "Pilotët".
Operacioni u realizuar nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet Korçë , në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Kufitare Migracionit Korçë, u bë e mundur  realizimi  me sukses i  operacionit:  "Pilotët", në përfundim të të cilit në hyrje për në Republiken e  Shqipërisë, në afësi të Pikes se Kalimit  Kapshticë u bë arrestimi i shtetasve : Dritan Agim Myftafarago, vjec 22,  Sonil Çelnik Lika, vjec 25, banuesa në Bulgarec - Korçë, Ylli Ali Horanlli, vjec 28, banues në Dishnicë - Korçë, Dorald Pandi Lemellari, vjec 22 , banues në Voskop - Korçë, si dhe Stiljan Kasëm Lika, vjec 27, banues në Dvoran - Korçë.
Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar të trafikimit nëpërmjet kufirit jeshil të 84 kg. e 287 gr. lëndë e dyshuar si narkotike cannabis sattiva, sekuestruar nga policia greke në tokën e tyre rreth orës 03.00, datë 03.11.2014. Në cilësinë e provës nga ana jonë jane sekuestruar 3 automjete dhe 7 aparatë celularë të markave të ndryshme. Materialet I kaluan Prokurorisë,   nenet 283/a - 25, 297 të Kodit  Penal./ATSH/