KORÇË- Një ditë pas protestës së fermerëve, është hapur tregu i shumicës, por tashmë me rregulla të reja.
Të gjendur përballë një "përplasje" mes fermerëve dhe tregtarëve të pakicës, Bashkia e Korçës ka vendosur që fermerët të shesin vetëm gjatë natës. Tregu do të hapet në orën 00:00 dhe do të mbyllet në orën 08:00. Gjithashtu, fermerët do të duhet të pajisen edhe me licensë tregtari që të ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg. Në një prononcim për Report Tv, qytetarët shprehen se zgjedhin tregun e shumicës, pasi çmimet janë shumë më të lira se në tregun e pakicës.
Një ditë më parë, tregu i shumicës u mbyll nga Bashkia pasi ata që shisnin në këtë hapësira nuk ishin të pajisur me nipt tregtari, por fermeri. Kjo solli që ata të ngriheshin në protestë, ku në shenjë revolte" hodhën të gjithë mallin në tokë. Fill pas kësaj proteste, si një kundërpërgjigje, u ngritën edhe tregtarët e pakicës. Ata u ankuan se tregu i shumicës shet me pakicë dhe kjo i ka dëmtuar. Përveç kësaj, tregtarët e pakicës kërkonin edhe ulje të qirasë, pasi shprehen se është e papërballueshme.
Prioriteti u takon fermereve vendas,edhe per orarin,edhe per shitjen me pakice dhe shumice;shteti duhet te mbaje kontroll te rrepte te abuzimeve ne kualitet ,ne cmime tavan.po keshtu te shikohet mundesia e magazinimit te prodhimeve sipas stineve me cmime te kontrollueshme,dhe perseri prioriteti u takon fermereve vendas!Z.Kryetar i Bashkise,ju lutemi ndihmoni fermeret vendas duke zbatuar ligjeshmerine!Falem nderit!
PërgjigjuFshataret psh te shesin ne Turrnin e Tret e e mnjes ti hypin gamoreve e kthehen n'fshat . ja keshtu ka liri per te tere. O ! Ashtu bre ,tu mbyllte se na moren lakrat rruget .
Përgjigju