KORÇE- Kryetari i bashkisë, Korçë, Niko Peleshi akuzon qeverinë se në 4 vitet e fundit nuk ka miratuar asnjë investim në shërbim të qytetarëve.
Në një deklaratë për mediat, Peleshi reagoi ndaj deklaratave të pak ditëve më parë të Ministrit të Financave, Ridvan Bode lidhur me investimet e kryera, në infrastrukturën rrugore në qytetin e Korçës.
“Në katër vitet e fundit, ne nuk na është financuar asnjë projekt i Bashkisë. Kemi dërguar dhjetëra projekte në qeveri dhe nuk është marrë asnjë grant konkurrues. Pra, zero kontribut nga qeveria shqiptare”, tha Peleshi.
Reagimi i kryetarit të bashkisë, Korçë, Niko Peleshi ka ardhur pas deklaratave të ministrit, Ridvan Bode në një debat televiziv, ku është shprehur se "Korça ka qenë një nga bashkitë, e cila ka marrë më shumë fonde nga qeveria shqiptare se çdo bashki tjetër".
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com