Korçë-Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Vloçisht të Maliqit, në Korçë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet paraprakisht që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Aktualisht zjarrfikësja e këtij qyteti ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.
'Rreth orës 07:50, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. K. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, një tjetër banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë, ditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga shërbimi zjarrfikës dhe policia bëhet e ditur se banesa është djegur plotësisht, ndërsa familjarët kanë mundur të dalin në kohë.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të shpëtuar të paktën stallën e bagëtive, e cila ndodhet ngjitur me banesën. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet.