Një 57 vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Korçë, pasi u qëllua me thikë nga fqinji i tij. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur  në lagjen nr 18, në Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis dy fqinjëve, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë, konkretisht  Mondi Shera, rreth 57 vjeç, i cili u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e plagosjes Skënder Shahinasi 58 vjeç.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj e dinamikës së ngjarjes.

korce



korce
 (Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)