KORÇË - Një person i plagosur në gjendje të rëndë dhe 4 të tjerë më lehtë,  mes tyre edhe një vajzë 5-vjeçare është bilanci i një aksidenti mes dy makinave në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Pojan.

Në aksident janë përfshirë dy automjete një tip ‘Benz’ me targa KO 257 CA dhe një mjet tip ‘Golf’ me targa AA142CA.

Paraprakisht mendohet se shkak i përplasjes mes dy automjeteve është lagështira në rrugë.

Deri në këto është mësuar vetëm emri i njërit prej të aksidentuar, Edvin Lico,  por që është në gjendje të mirë.

aksidenti me logo
(Në foto: Pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti dhe një automjetet e aksidentuara)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)