Plagosi me armë zjarri pas një sherri 30-vjeçarin me precedent penal një vit më parë në Korçë! Arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri pas një sherri 30-vjeçarin me precedent penal një vit më parë në Korçë! Arrestohet autori

Igli Qani i cili mbeti i plagosur marsin e vitit të kaluar

KORÇË- Arteo Tole autori i plagosjes së Igli Qanit në mars të vitit 2021 ka rënë sot në prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 një vit më parë, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Arteo Tale ka plagosur me armë zjarri Igli Qanin, 30 vjeç, banues në Korçë.

Qani është një person me precedentë të mëparshëm penal, ku në gusht të 2019 është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Qani u konflikua fizikisht me disa persona dhe më pas ata e ndoqën 30-vjeçarin me vrap dhe e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Ndaj autorëve rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit".

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë