Sipas burimeve pranë vendit të ngjarjes, dy klientë kanë qenë duke pirë kafe në lokal ndërsa po luanin domino, kur papritur ata u grindën. Sipas policisë, pas debatit, 35 vjeçari Ylli Spaho është larguar për t'u rikthyer më pas me një thikë dhe duke goditur pas shpine 39 vjeçarin.
Për shkak të plagës së marrë, 39-vjeçari u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa autori i plagosjes është vënë në pranga.
Foto të tjera..
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)