Korçë/ Po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur, shpallet në kërkim 23-vjeçari! Dy në pranga

Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Kostandin Ziu, po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Rang Rover’, në të cilin po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë. Policia ka urdhëruar Ziun të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka ndryshuar drejtimin e lëvizjes, duke u larguar me shpejtësi në drejtim të Korçës.

Gjatë tentativës për t’i ikur patrullës së policisë, mjeti që po drejtohej nga Ziume shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, por 23-vjeçari ka mundur të arratiset duke përfituar nga errësira.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë dy të rinj, Gentiana Lipo, 18 vjeç, dhe Klorent Larti, 38 vjeç, si bashkëpunëtor të Ziut për transportin e emigrantëve të paligjshëm kundrejt parave. Lipo është gjendur në makinën ‘Range Rover’ sëbashku me emigrantët, ndërsa Larti ka ardhur në vendngjarje pasi makina pësoi aksident. Lipo është konfliktuar fizikisht me punonjësin e policisë dhe nuk ka pranuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Për këtë arsye ai ka rënë në pranga. Dyshohet se ata kanë bashkëpunuar me 23-vjeçarin e shpallur në kërkim, për të transportuar emigrantët e paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt parave.

Ndaj 23-vjeçarit Ziu rëndon akuza për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim, "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Ndaj Lartit rëndojnë akuzat për veprat penale veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, ndërsa ndaj 18-vjeçares Lipo rëndon akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?