Korçë/ Po transportonin 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 19-vjeçari dhe vajza që e shoqëronte

KORÇË- Kristjan Prendi dhe Martina Pepa, dy 19-vjeçarë nga Kamza  janë arrestuar pasi u kapën duke  transportuar 9 emigrantë të pa ligjshëm, të cilët kundrejt parave u kishin premtuar se do t’i kalonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ata u ndaluan në lagjen nr. 16 të qytetit ku në mjetin tip "Opel" me drejtues 19-vjeçarin dhe pasagjere pasagjere 19-vjeçaren u  gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, pasi nga informacionet e siguruara dyshohej se ata transportonin emigrantë të paligjshëm, të cilëve 2 të arrestuarit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025