Dy drejtues automjetesh që dyshohet se po transportonin 15 emigrantë të paligjshëm nga Kapshtica drejt Tiranës janë shpallur në kërkim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe gjatë arratisjes përplasën dy patrulla në Gramsh. Një person i tretë është proceduar në gjendje të lirë.

Policia konstatoi dy automjete “Audi Q7” pranë Kapshticës dhe u vu në ndjekje të tyre. Gjatë arratisjes, drejtuesit lanë rreth 15 emigrantë pranë Lozhanit dhe u drejtuan drejt Gramshit. Aty ata u përballën me një postbllok policor, ku përplasën dy patrulla, duke rrezikuar edhe efektivët, dhe vijuan arratisjen.

 Dy automjetet u gjetën më pas të braktisura në dy fshatra të Gramshit. Policia vijon kërkimet për kapjen e dy drejtuesve dhe hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.