Shkëndija e Tetovës ia ka dalë që të marrë tri pikët e radhës në Conference League. Për raundin e pestë në fazën e ligës, kampionët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mposhtën 2-0 në Shkup sllovakët e Slovan Bratislavës. Ekipi i Jeton Beqirit tregoi lojë më të rrjedhshme dhe dëshirë për fitore, andaj u shpërblye me dy gola që në pjesën e parë. Kapiteni Besar Ibraimi në minutën e 33-të detyroi Kenan Bajric që të shënonte në portën e tij, ndërsa Sebastian Spahiu në shtesën e pjesës së parë 'vulosi' shifrat për 2-0. Pas javës së pestë, Shkëndija me shtatë pikë merr vendin e 21-të dhe kërkon të mbajë poziconin që e dërgon në play-off. Ndeshjen e fundit Shkëndija e luan në udhëtim kundër AEK Larnaca në Qipro.
Në 'Fadil Vokrri' të Prishtinës, kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit u mposht 0-3 nga holandezët e AZ Alkmaar. Mijnans në pjesën e parë dhe golat e Jensen e Sadiq në fraksionin e dytë bënë që miqtë të siguronin tri pikë. Me tetë pikë, Drita zbret në vendin e 19-të dhe ndeshjen e radhës e luan në Madrid kundër Rayo Vallecanos.
Një ndeshje nga fundi i fazës së ligës, kryesuesit e Strasbourg e kanë siguruar një vend në fazën tjetër, ndërsa Shkëndija dhe Drita janë në garë për të qenë mes 24 skuadrave më të mira, çka do i kualifikonte në raundin play-off, për të vijuar ndeshjet me eliminim direkt.
Conference League, raundi i pestë - e enjte, 11 dhjetor 2025:
18:45
Breidablik 3-1 Shamrock Rovers
Drita 0-3 AZ Alkmaar
Fiorentina 2-1 Dynamo Kyiv
Hacken 1-1 AEL Larnaca
Jagiellonia 1-2 Rayo Vallecano
Noah 2-1 Legia
Samsunspor 1-2 AEK Athina
Shkëndija 2-0 Slovan Bratislava
Universitatea Craiova 1-2 Sparta Prague
21:00
Aberdeen 0-1 Strasbourg
Hamrum 0-2 Shakhtar Donetsk
KuPS 0-0 Lausanne
Lech Poznan 1-1 Mainz
Lincoln Red Imps 2-1 Sigma Olomouc
Rakou 1-0 Zrinjski Mostar
Rijeka 3-0 Celje
Shelbourne 0-3 Crystal Palace
SK Rapid 0-1 Omonia
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.7%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.5%
Vota total: 3640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Interi sot për përmbysjen e madhe kundër Bodo/Glimt, Newcastle dhe Leverkusen me 'një këmbë' në fazën e 1/8-ave! Atl. Madridi luan në shtëpi
24 Shkurt, 11:01
-
Zinedine Zidane ka arritur marrëveshjen për të drejtuar Francën pas Kupës së Botës 2026
21 Shkurt, 11:27
-
Europa League/ Luhen tetë ndeshjet e para play-off, Bologna dhe Stuttgart bëjnë detyrën! Fenerbahce turpërohet në Stamboll, fitojnë Genk e Celta Vigo
20 Shkurt, 12:44
-
Conference League/ Celje 'fik' 2-3 Dritën në Prishtinë, Shkëndija 'nuk ndez' kundër Samsunsporit në Shkup! Ndeshjet e kthimit më 26 shkurt
20 Shkurt, 10:18
-
Drita dhe Shkëndija kërkojnë të 'ndezin flakën' evropiane, dy klubet shqiptare luajnë sot në Conference League
19 Shkurt, 12:40
-
Interi merr 'një dorë' edhe në Champions League, media italiane: Goli i Espositos duhej anuluar, arbitri dhe VAR bënë figurë qesharake
19 Shkurt, 10:27
-
Champions League/ Interi ‘ngrin’ në të ftohtin nordik, Bodo/Glimt e mposht 3-1! Newcastle ‘luan tenis’, ndalet Atl. Madridi, fiton Leverkuseni
18 Shkurt, 22:57
-
Bodo Glimt, një udhëtim për në Winterfell! Pse një qytet me 50 mijë banorë frikëson Evropën e futbollit?
18 Shkurt, 11:58
-
Datat dhe oraret/ Kombëtarja e Shqipërisë e nis në shtëpi kundër Bjellorusisë, ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve luhet në orën 15:00
13 Shkurt, 11:08
-
Sylvinho pas shortit të Ligës së Kombeve: Mendja jonë është te play-off-et e Kupës së Botës
13 Shkurt, 09:22
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja e Shqipërisë pjesë e Ligës C, në Grupin C1 do ndeshet kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe San Marinos! Kosova në Grupin B3
12 Shkurt, 10:01
-
Shuhet pa u krijuar Superliga Evropiane, Real Madridi bën 'paqe' me UEFA-n
11 Shkurt, 15:50