VIDEO/ Korçë, po transportonte 15 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 56-vjeçari nga Durrësi

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar me një fugon 15 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin.

56-vjeçari nga Durrësi është vënë në pranga nga policia në qytetin e Korçës, pasi është kapur duke transportuar me një fugon 15 emigrantë të paligjshëm.

Fugoni i drejtuar nga 56-vjeçari është ndaluar nga policia, e cila ka gjetur të paketuar 15 emigrantët që do të transportonte shoferi kundrejt pagesës, në kufirin me Kosovën, në mënyrë që të kalonin ilegalisht në këtë shtet dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Për pasojë është vënë në pranga shoferi i identifikuar Gëzim Abdurahmani, të cilit iu sekuestrua fugoni, një aparat celular dhe një shumë parash. 

Materialet procedurale për këtë çështje i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja