Korçë, pranga 3 personave, kapen
me 27 klandestinë, u premtuan BE

Policia e Pogradecit ka arrestuar tre persona për trafik klandestinësh, pasi u kishin premtuar 27 emigrantëve të huaj se do t'i ndihmonin për të shkuar drejt vendeve të BE-së duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar kundrejt shumës prej 1200 Euro për personat e rritur dhe 600 Euro për fëmijët.
 
Të arrestuarit janë Leonard Jaçellari 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Vasil Kuburja 47 vjeç banues në Elbasan dhe Arsen Çekiçi 44 vjeç banues në fshatin Buçimas.
 
Arrestimet u realizuan në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Vërdovës", duke transportuar me automjetet e tyre, 27 klandestinët me kombësi siriane, irakene dhe sudaneze të cilët vinin nga një kamp i qytetit të Selanikut/Greqi dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare.
 
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale si edhe intervistimit të tyre, 27 klandestinët midis tyre 12 fëmijë janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në Babrru.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, dy prej të cilave tip "Ford" me targa AA 370 IR dhe AA 622 MY, automjeti tip "Mercedes-Benz" me targa TR 3127 T si dhe 4 aparate celulare.

taksia e verdhe
makinat
( Makinat që transportonin klandestinët )

dy.b/shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet