Korçë/ Prodhonte mallra ushqimore në subjektin e bllokuar, arrestohet 65-vjeçari! Iu sekuestruan 15 mijë etiketa ushqimesh të falsifikuara

Korçë/ Prodhonte mallra ushqimore në subjektin e bllokuar, arrestohet 65-vjeçari! Iu sekuestruan 15 mijë etiketa ushqimesh të falsifikuara

Spiro Fuqi është arrestuar nga policia e Korçës pasi vijonte dhe prodhonte në mënyrë të kundërligjshme, artikuj/mallra industrialë dhe ushqimorë, në subjektin ku i ishte bllokuar aktiviteti.

Policia ka sekuestruar rreth 15 000 etiketa produktesh, të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme kavanozash qelqi me produkte ushqimore të konservuara dhe një automjet që shërbente për transportimin e mallrave ushqimore.      

‘Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e Spiro Fuqi ku prodhoheshin dhe përpunoheshin artikuj bujqësorë, të mishit dhe peshkut, u gjet një sasi e konsiderueshme kavanozash qelqi me vëllime të ndryshme të mbushura me produkte ushqimore të konservuara, një pjesë e të cilave ishin pa etiketë, ndërsa pjesa tjetër kishte mbishkrime të kompanisë në pronësi të 65-vjeçarit, e cila aktualisht ndodhet me status të bllokuar nga institucionet përkatëse.  Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën mbi 15 000 etiketa ngjitëse me logon e subjektit të tij, me emërtime produktesh ushqimore të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.’- njofton policia.

Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Luftoi për çlirimin, diktatura e pushkatoi, ‘Mirënjohje’, çamit Teme Sejko, i biri: Isha 12 vjeç, dëgjova ulërimën e mamasë, nuk kuptonim se ç’po ndodhte!

Luftoi për çlirimin, diktatura e pushkatoi, ‘Mirënjohje’, çamit Teme Sejko, i biri: Isha 12 vjeç, dëgjova ulërimën e mamasë, nuk kuptonim se ç’po ndodhte!