Korçë/Punimet në lulishten 'Shën Mëria' nxjerrin në sipërfaqe eshtra njerëzish (VIDEO)

KORÇË- Në qytetin e Korçës gjatë punimeve në lulishten "Shën Maria" kanë dalë në sipërfaqe të tokës disa eshtra njerëzore.

Sipas qytetarëve të vjetër korçarë këto eshtra janë të varreve të vjetra ortodokse të cilat kanë qenë të vendosura pranë kishës. Këto varre qëndronin të ndara nga varrezat e myslimaneve. Por rreth viteve 59-60, komunalja ka zhvendosur këto varre, por duke mos e pastruar plotësisht territorin. Banorët shprehen se ky fenomen përsëritet çdo herë që punohet në këtë lulishte. 

"Këtu kanë qenë varrezat e para, janë varreza shumë të vjetra. Kjo është kishë e re, por këtu ka qenë kisha e vjetër. Në vitet 60 këto varrezat i shpërngulën por jo të gjitha. Në këtë vend të quajtur "Shën Mari" më përpara kanë qenë I populluar me varre. Këtu ka akoma varre të pa zbuluara, pasi më përpara ato janë shpërngulur por jo të gjitha. Kanë qenë varrezat e ortodoksëve të ndara nga myslimanet. Kanë qenë varrezat e familjeve me emër. Të gjithë tregtarët varroseshin këtu ka qenë edhe një kishë e bukur prej mermeri. Në vitin 59-60 u zhvendosën varrezat. Familjarët e këtyre eshtrave nuk ishin dhe disa ngelën këtu. Sa herë bëhen punime dalin eshtra. Ata duhet ti largonin, pasi janë eshtra njeriu dhe duhet nderuar. Këto kocka duhet që t'i grumbullojnë e ti fusin diku se i’u përkasin njerëzve", tha një qytetare.

Ata bëjnë thirrje që vendi të pastrohet dhe eshtrat të futen në një varr masiv që mos të përsëritet e njëjta situatë.

Eshtrat e gjetura në Korçë

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët