Korçë/ Qëlloi me armë zjarri në oborrin e shtëpisë, arrestohet 36-vjeçari! Dy të tjerë në pranga pasi vendosnin lloto në lokal

Korçë/ Qëlloi me armë zjarri në oborrin e shtëpisë, arrestohet 36-vjeçari! Dy të tjerë në pranga pasi vendosnin lloto në lokal

Foto ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 36-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, ka rënë në pranga pasi në oborrin e banesës ka qëlluar në ajër me armë gjuetie duke prishur qetësinë publike.

Ndërsa dy persona të tjerë, përkatësisht R.Xh., 29 vjeç dhe E.Xh., 26 vjeç, banues në Maliq, u kapën në lokalin e tyre duke ushtruar veprimtarinë e palejuar të lojërave të fatit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një celular të markës “Samsung A6”, i cili dyshohet se përdorej nga këta persona për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike” të shtetasit K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në oborrin e banesës së tij, ky shtetas ka prishur qetësinë publike duke qëlluar në ajër, me armë gjuetie (çifte) që e posedonte pa leje, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim, të shtetasve R. Xh., 29 vjeç dhe E. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tyre, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një celular i markës “Samsung A6”, i cili dyshohet se përdorej nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore e Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat