Qendrës shëndetësore në Zagradec të Korçës vetëm emri i ka mbetur e tillë pasi godina është jashtë çdo kushti për të dhënë shërbimin shëndetësor për 50 familjet në këtë fshat. Ndërhyrjet në këtë qendër i kanë fillesat që në vitet '90,ndërkohë që sot ky ambient është lënë në harresë dhe asnjë masë nuk është marrë për rindërtimin e saj.
Të pyetur nga Report Tv, ata thone se çdo vizitë në qytet është një kosto e shtuar per ta dhe se nuk mund ta përballojne me të ardhurat e tyre. Për vite të tëra ambienti që duhet të ishte një qendër shëndetësore i ngjason më shumë një kasolle e gjësë së gjallë. Kjo ka bërë që banorët ta marrin shërbim në kushte primitive,ndërsa sot ata thonë se mjeku detyrohet të kryej vizitat në shtëpitë e tyre, pasi nuk ka qendër shëndetësore.
I pyetur nga Report Tv, Eduard Duro kryetar i bashkisë së Bilishtit bën të ditur se brenda vitit 2020 do të bëhet rikonstruksioni i plotë i qendrës shëndetësore. Marrja e shërbimit mjekësor në keto kushte në fshatin Zagradec është e pamundur kjo i detyron banorët e fshatit që të udhetojnë drejt Bilishtit ose Trenit.