Të shtëna me armë janë raportuar në sallën operative të policisë së Korçës pasditen e kësaj të mërkurë.
 
Fillimisht është raportuar për dy viktima, ndërsa nga verifikimet e policisë në zonë ende nuk është konstatuar një ngjarje e tillë. 

Me të mbërritur në fshat, blutë e Korçës kanë dashur të kontaktojnë me personin që iu telefonoi, por ky i fundit ka fikur telefonin.

Pasi kanë krehur zonën forcat e policisë deklarojnë se nuk ka ndodhur asnjë krim dhe se alarmi mund të jetë fals. Policia shton se kanë identifikuar edhe personin që telefoni.

Zona e pyllëzuar në malësin e Lekasit është e listuar nga uniformat blu si territor që kultivohet bimë narkotikë dhe ka persona të armatosur që lëvizin në këtë territor. 

Nuk përjashtohet pista e hetimit për të shtëna me armë nga trafikant droge në zonë.

Deri në sqarimin e plotë të kësaj telefonate mbeten mister shkaqet apo nurmi i viktimave të raportuara.
 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com