Gjatë orëve të mbrëmjes kanë rinisur reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës në Korçë. Borëpastruese po punojnë për të mbajtur të hapur segmentin nga Boboshticë në Dardhë, ku intesiteti është më i lartë.

Trashësia e dëborës shkon në 10 cm dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Po kështu reshjet e dëborës janë prezente në veri të vendit në lartësinë mbi 900 metra.

Në aksin Bogë-Theth, bora vazhdon me intensitet, ndërsa po punohet me dy borëpastruese për të mbajtur hapur rrugën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:44
Reshje të dendura dëbore në aksin Bogë-Theth, 2 borë pastruese punojnë për të mbajtur hapur rrugën

 

Në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 900m ka reshje bore.

Bëhet e ditur se ka patur rënie gurësh e inertesh nga shpatet që janë pastruar. Rrugët janë të kriposura dhe të pastruara, ndërsa raportohet se nuk ka probleme në qarkullim

Mjetet dhe punëtorët janë në gatishmëri. Në aksin Bogë-Theth bora vazhdon me intensitet të lartë, ndërsa po punohet me dy borëpastruese për të mbajtur hapur aksin.