KORCE - Ndonëse jemi afër mesit të muaj prill, reshjet e debrorës kanë zbardhur qytetin e Korçës dhe disa zona malore në Shkodër.

Reshjet kanë filluar gjatë orëvë të para të mëngjesit, të sotme ndërsa intesiteti i tyre ka qënë i ulët.

bore
(Në foto pamje nga qyteti i Korçës i mbuluar nga reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme)

Velloja e bardhë e reshjeve të deborës mbuloi çatitë e qytetit të serenatave, ndërsa qytetarë të shumtë fiksuan në aparatetet e tyre foto nga reshjet.

Gjithashtu reshje dëbore ka pasur edhe në zonën e Qafë Thorës, në kounën e Shalës në Shkodër. Në aksin Bogë- Qafë Thorë -Theth ka rënë rreth 20 centimetra dëborë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)