KORÇË - Rreth 1.9 kg kokainë u është gjetur 3 personave nga efektivët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Korçë, duke sjellë më pas edhe arrestimin e tyre.
Mësohet se tre të arrestuarit në operacionin e koduar “Udhëtimi 2” janë Arben Shquti,51 vjeç, Vangjel Zguri 42 vjeç, Renaldo Thoma 34 vjeç, të tre banues në Korçë.
Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se sasia e drogës u gjet në mjetin tip “BMW” me targa AA 255 DL në pronësi të 34-vjeçarit Thoma, por edhe në banesën e tij dhe dy të arrestuarve të tjerë.
Nga hetimet paraprake rezulton se kokainën tre t arrestuarit kishin si synim ta trafikonin për në shtetin grek.
Nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Udhëtimi 2”.
Gjithashtu tre të arrestuarve e u janë sekuestruar edhe 5 automjete, 17 aparate celulari dhe shumat e 1550 euro e 23,500 lekë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Krimeve të Renda, në Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 283/a ,25/ dhe 22 i Kodit Penal .

Redaksia Online
(a.h.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO