Korçë, sekuestrohen në Kapshticë
500 kg kanabis, ndalohet shoferi

Korçë, sekuestrohen në Kapshticë<br />500 kg kanabis, ndalohet shoferi
Një sasi prej 500 kilogramë Cannabis është bllokuar mëngjesin e sotëm nga policia kufitare e Kapshticës në Korcë.
 
Lënda narktoike e e ndarë në 474 pako u gjet e fshehur në kamionin me targa AA 312 MY që drejtohej nga 38 vjecari Eldi Haziri nga Durrësi.
 
Ky I fundit është shoqëruar në ambjentet e policisë së Korcës ku po merret në pyetje.Paraprakisht mësohet se destinacioni i bimës narkotike ishte Turqia.
 
Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Njoftimi i policisë

Nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Doganën , si edhe Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Korcë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

• Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare në vijën e dytë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), si edhe pas kontrollit në skaner,mjetit tip kamion të markës “MAN” me targa AA312MY dhe rimorkos me targë ADR495, me të cilin ky shtetas udhëtonte dhe kishte si destinacion Turqinë, iu gjetën të fshehura dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
474 (katërqind e shtatëdhjetë e katër), pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe, me lëndë të dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva, me një peshë të përafërt rreth 500 Kg.

Sasia e lëndës narkotike , ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe rimorkios së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

kamioni
droga
(Kamioni dhe droga e sekuestruar) Foto të tjera


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

'Beqaj u kruajt me paratë e taksapaguesve europianë', Kikia: SPAK ndërhyn pasi ka 'vdekur' pacienti

'Beqaj u kruajt me paratë e taksapaguesve europianë', Kikia: SPAK ndërhyn pasi ka 'vdekur' pacienti