Një sherr me thika ka ndodhur mes dy nxënësve në qytetin e Korçës, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre. Policia njofton se ka përfunduar në spital shtetasi D. D., 14 vjeç, i cili është plagosur me thikë në ambientet e një shkolle 9-vjeçare.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, prej ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas ka dalë. Nga ana e policisë, është identifikuar dhe kapur autori i ngjarjes dhe po shoqërohet në komisariat për veprimet e mëtejshme.

d.c./shqiptarja.com