Korçë/ Sherr me thika mes të rinjve pranë gjimnazit 'Raqi Qirinxhi'! Zbardhet dëshmia e 16 vjeçarit që mbeti i plagosur

Korçë/ Sherr me thika mes të rinjve pranë gjimnazit 'Raqi Qirinxhi'! Zbardhet dëshmia e 16 vjeçarit që mbeti i plagosur

Korçë

Korçë-Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur mes të rinjve në afërsi të gjimnazit "Raqi Qirinxhi", në Korçë. Një 21 vjeçar dhe 2 persona të tjerë kanë goditur me thikë dhe përforcues grushti, një 16 vjeçar. Sipas dëshmisë së të riut ata i kanë dalë përpara 16 vjeçarit dhe e kanë sulmuar sapo ka dalë nga shkolla.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10.

16 vjeçari, ka marrë dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç. 

16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.    

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit." informoi sot policia.

Sipas bluve përveç një personi të shoqëruar në komisariat janë shoqëruar dhe dy persona të tjerë.

21 vjeçari me inicialet R.Ç dyshohet të jetë një emër i dëgjuar për policinë - i përfshirë edhe më parë në të tilla ngjarje që e kanë çuar edhe pas hekurave.

personat i kanë dalë përpara 16 vjeçarit sapo ky i fundit ka lënë mësimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Sherri mes të rinjve në Korçë, zbardhet dëshmia e 16 vjeçarit: Sa dola nga shkolla, më sulmuan tre persona, njëri nxori thikën

1729667083_makinepolicie.JPG

Është zbardhur dëshmia e 16 vjeçarit që u konfliktua sot në Korçë me tre persona të tjerë.

"Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte Rei që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova në marketi afër shkollës dhe kërkova ndihmë", ka thënë 16 vjeçari.

Nga ana tjetër, jashtë kamerave kanë folur edhe dëshmitarë të ngjarjes të cilët kanë treguar detaje rreth ngjarjes.

"Sapo kishte mbaruar mësimi, kur erdhi një nxënës që po mbante dorën në fytyrë por gjaku vazhdonte ti rridhte. Na kërkoi kartopeceta dhe u ul tek trotuari. I dhamë ujë për ta qetësuar dhe brenda pak minutash ambulanca e mori. Një kalimtare e rastësishme kishte parë targën e makinës së autorëve dhe ja dha policisë. Dëgjuam nga nxënësit e tjerë që konflikti kishte ndodhur kot, pa asnjë motiv", shprehen dëshmitarët që kanë parë sherrin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç

Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç