Era e fortë në juglindje të vendit ka bërë që në Korçë, riomorkio e një kamioni të shkëputet dhe të bllokojë rrugën.

Burime për Report TV, që kanë siguruar edhe pamje nga vendngjarja, bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Belorta në rrugën nacionale Korccë – Bilisht.

Po ashtu sipas informacioneve bëhet e ditur se rimorkio e kamionit pasi është shkëputur, ka goditur një mjet tjetër në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa mësohet se nga ana e policisë po ndërhyhet për normalizimin e situatës.

Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga.