11 maji i vitit të shkuar, përveçse përsëriti trendin politik të 14 majit 2023, solli një risi, edhe pse shumë të brishtë.
Lindjen e tre njësive apo grupeve të reja politike opozitare që janë futur në Kuvendin e Shqipërisë. Grupe, të cilat, edhe pse kanë histori, personazhet dhe aktivitet të ndryshëm, herë-herë kontraversal, megjithatë arritën të thyejnë globin e xhamtë të sistemit dypartiak që kanë firmosur Sali Berisha dhe Edi Rama në 2008-n.
Thyerja e globit të xhamtë ishte zhvillim shumë i rëndësishëm politik, pasi nxjerr nga kafazet politike ata zogj që janë mbajtur me mjeshtri për të cicëruar këngën e orientuar nga lart.
Natyrisht, mbijetesa dhe më pas rritja e këtyre formacioneve të reja është një sprovë në vete, e do të kalojë nëpër një rrugë jo të lehtë, madje shumë të vështirë. Rrugë që në historinë e njerëzimit njihet në shumë e shumë rrëfime që kanë mbetur s metafora edhe politike. Që nga stërmudimi i Odisesë, misioni i Moisiut, Golgota e Jezu Krishtit,etj etj.
Dalja nga kafazi, përveç Arlind Qorit, përgjithësisht partitë e tjera i dehu, ajri i tepërt i krijoi një eufori, që solli një pëllcitje që në fillimet e vjeshtës, kur pritej konstituimi i Parlamentit të ri. A thua se ishte Circja e famshme e Homerit që i kishte joshur këta politikanë të rinj, të cilët ju vërsulën njëri-tjetrit me teze dhe bashkëjetuese për t’i futur në lista, ç’ka e bëri kauzën bazike të një politike të re, një zhgënjim traumatik që në fillim të sezonit të ri.
Më shumë se kaq Sali Berisha nuk do të donte pas dy humbjeve të rënda rresht të zgjedhjeve vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025.
Kërkesa e Edi Ramës për të zhvilluar zgjedhjet ë reja në Tiranë, i dhanë Sali Berishës një rast të ri për të nxjerrë nga kapelja lepujt e intrigave të vjetra. Ku për të zhbërë apo amortizuar një dëshirë për të ndryshuar jo pretigjitatorët, por aktorët e skenës politike, përdori lojën e “shoqërisë civile”. E cila nuk është gjë tjetër veçse “barku që ushqehet nga barku”.
Megjithatë, më vonë doli Ervin Saljanji, i cili nisi të sfidonte hapur fuqinë dhe kontrollin e Sali Berishësn ë bazën e PD-së në territor, ku ja arriti të fitonte thuajse të gjitha këto sfidat. Ku njerëzit në mbledhjet e Saljanjit ishin më shumë edhe në sasi, edhe në cilësi.
I gjendur në këtë situatë, Sali Berisha, nxorri foltoret e së hënës dhe protestat kombëtare, ku në njërën tregon impotencën politike në territory dhe në tjetrën, nxjerr probleme të reja, duke përdorur grupet e molotovit.
Të gjitha këto veprime të sforcuara synojnë thjeshte e qartë atë Operacionin Fshesa jo vetëm për emrat e rinj të opozitës, por për shpresën e elektoratit anti-Rama, që të jetë i detyruar të votojë për Berishën. Në mos për të për proxyt apo satelitet që ka nxjerrë doktorin nga barku, të cilët kanë emra të ndryshëm nga “të pavarur” në “shoqëri civile”.
I vetmi që nuk ka ndryshuar qëndrim është Arind Qori, i cili nuk i afrohet këtij mjedisi, ndërsa të tjerët janë të kompleksuar nga loja që i fton Berisha, si shantazh që nëse “s’je me mua, je me Edi Ramën”. Po përse nuk e thonë për Arlind Qorin këtë, kur dihet qartë se nga qëndrimi, ietë dhe narracioni politik, partia “Bashkë” është më konsistentet kundër mazhorancës.
Megjithatë, ajo që duket në horizont, është një preokupim më i madh për Berishën, e që vjen nga jashtë. Dështimi diplomatik në Strasburg, kur shkoi duke përdorur kredencialet e Vokshit, ishte një përpjekje për negocim me qarqet politike të së djathtës
greke, e cila duket e ka braktisur politikisht kreun e PD-së dhe po përkrah një projekt të ri lidershipi. Duke qenë se këto qarqe janë edhe stacioni i vetëm i kontaktit perëndimor për Sali Berishën, situata është më dramatike se duket, e operacionin Fshesa, duket se do të marrë të drejtën e autorit të vërtetë./TemA
Komente










