KORÇE - Një 59-vjeçar ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi është përplasur aksidentalisht nga kushëri i tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tren në rrethin e Korçës, kur shtetasi Edi Çollaku ka qenë duke ecur me makinë dhe për të shmangur shtypjen e deleve ka përplasur aksidentalisht kushëririn e tij.

Pas përplasjes me makinë shtetasi Dëfrim Zhulieku, 59 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se viktima në momentin që është përplasur me makinë ka qenë duke dërguar bagëtitë në shtëpi.

Shoferi i makinës, Edi Çollaku është shoqëruar në polici për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, por paraprakisht është konfirmuar se përplasja ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Redaksia online
(eç/di/shqiptarja.com)