Një banesë në lagjen numër 16 në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët e zjarrit, pasi në mënyrë të papritur ka shpërthyer një bombol gazi.
 
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Xhamia e re’ dhe fatmirësisht nuk janë shënuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme material.

Menjëherë pas referimit të ngjarjes, policia dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë ngjarje.

zjarr ne korce

Informacion paraprak i policisë.
Njoftohemi se në lagjen nr 16, (pranë Xhamisë së Re) në banesën e shtetasit A.S, rreth 46 vjeç, si pasojë e një bombule gazi, ka rënë zjarr. Menjëherë janë dërguar shërbimet e patrullës, Zjarrfikëses dhe Ambulancës. Nga të dhënat paraprake,mësohet se nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)