Korçë, shpërthen bombola e gazit në një banesë në Voskopojë, 3 të plagosur

3 persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Voskopojë, Korçë. Siç bëjnë me dije burime, e zonja e shtëpisë shtetasja A.N, ka dashur që të provojë kaldajën me gaz dhe kur e ka hapur ka shpërthyer.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe të afërmit e saj, F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop, të cilët kishin shkuar për ta ndihmuar në rregullimin e shtëpisë, të cilët kanë mbetur të plagosur në duar. Ndërsa e zonja e shtëpisë ka pësuar djegie në fytyrë.

‘Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.’- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion