Korçë, Shtëpia e Flamurit prishet
natën, akuza ish-pronarëve

Korçë, Shtëpia e Flamurit prishet<br />natën, akuza ish-pronarëve
KORÇË - Shtëpia e Flamurit në Korçë vazhdon të dhunohet gjatë natës. Ndërtesa ku në vitin 1916 patrioti, Themistokli Gërmenji ngriti flamurin dhe shpalli Korçën Krahinë Autonome edhe mbrëmë në orët e vona të natës është rrënuar më tej në muret e saj të përgjysmuara dhe sot në mesditë ka mbërritur denoncimi nga drejtori i inspektoriatit ndërtimor të Korçës, Artur Qeramixhi.

Qeramixhi pasi ka pohuar dhe denoncuar prishjen e ndërtesës natën, i ka bërë apel Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, Institutit të Monumenteve, Policisë së Shtetit dhe prokurorisë, që të marrë masa për parandalimin e kësaj masakre, e cila po vret kujtesën qytetare. 

Bashkia e Korçës akuzon se ish-pronarët po ndërhyjnë në vlerat kombetare, ndërsa pronarët e ligjshëm të ndërtesës kanë hedhur poshtë akuzat e Inspektoriatit Ndërtimor. Ata shprehen se, "nuk është e vërtetë" dhe "ne duam të ndërhyjmë, sepse bashkia e ka braktisur prej vitesh dhe ndërtesës i kanë humbur vlerat.

"Prej 20 vjetësh, ky objekt iu është kthyer ish-pronarëve, prej 12 vjetësh jemi bashkëpronarë me ta", tha Servet Feka, njëri prej pronarve të Shtëpisë së Flamurit.

Ndërtesa kreu funksionin e selisë qendrore të Republikës Autonome të Korçës, e cila ndikoi fuqishëm në zhvillimin e lëvizjes patriotike në vendin tonë, si dhe hodhi bazat e zhvillimit kulturor perëndimor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni